Home / Sport / Rrëfimi i Canës: Më donte edhe Verderi

Rrëfimi i Canës: Më donte edhe Verderi

Pasi është prezantuar zyrtarisht te klubi i ri, Lorik Cana i ka treguar arsyet pse e zgjodhi Sunderlandin, përkundër faktit se për shërbimet e tij pati interesim nga Hamburg, Liverpool e Arsenal.

Lorik Cana ka zbuluar dje disa nga detajet e transferimit të tij për te Sandërlend, duke deklaruar se “macet e zeza” treguan më shumë dëshirë për ta pasur në ekip. Mesfushori i kombëtares shqiptare rrëfen gjithashtu se ishte në kontakte me tre skuadra të mëdha, Evertonin, Hamburgun dhe Verder Bremenin. Për Lorikun duket se nuk përbën një problem as anglishtja, të cilën ai e zotëron mjaft mirë. “Unë po mendoja të shkoja në Gjermani dhe isha duke zhvilluar bisedimet, por pastaj në skenë dolën klubet angleze dhe Premier Liga mendoj se është kampionati më i mirë në botë, – tha Cana. – Evertoni më njeh mua mjaft mirë. Unë kisha hyrë në tratativa me të, por në skenë doli Sandërlendi dhe kur fola me Stiv Brus pata një ndjesi të mirë. Ai donte që gjërat të bëheshin shpejt dhe nga kjo kuptova se ata më kishin me shumë qejf. Them se është një sfidë e madhe”, deklaroi shqiptari. Në uebsajte janë transmetuar jo pak video të mesfushorit kuqezi, ku në shumë prej tyre del në pah edhe karakteri i tij paksa i ashpër në fushë. “Po, luaj fort në fushë, kjo është një pjesë e rëndësishme e lojës time, – thotë Cana. Por, jam shumë i mirë edhe taktikisht, kështu që në Premier Ligë mund të luaj më butë. Në Angli janë futbollistët më të mirë në botë dhe unë dua që të tregoj nivelin tim përballë tyre. Gjithë jetën time kam dashur të luaj në Premier Ligë. Është kampionati më i famshëm dhe më popullor në botë”. Cana do të bëjë sot debutimin me Sandërlendin, në miqësoren ndaj Sëlltikut në Skoci. “Kam luajtur vetëm 45 minuta gjatë kësaj periudhe, pasi do të largohesha nga Marseja nuk kam dashur të dëmtohem”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *