Home / Sport / Rrëmujë e madhe për këmbimin e biletave

Rrëmujë e madhe për këmbimin e biletave

Për këmbimin e biletave është krijuar një rrëmujë e madhe. E gjithë kjo vjen pas rekomandimit të MPB-së, që të nderohen biletat të cilat kohë më parë ishin shitur për ndeshjen miqësore Maqedoni- Spanjë e të cilat nuk kishin kurrfarë kodi sigurie.
Biletat u shitën për një kohë të shkurtë dhe në publik doli informata se janë paraqitur bileta false, por gjithsesi se nuk pati as limit se kush sa bileta mund të blejë.

Rrëmujë dhe kaos u krijua sot para sporteleve për shitjen e biletave si dhe ndërtesës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Qindra njerëz, sipas urdhrit të disa ditëve më parë, ishin grumbulluar për të këmbyer biletat e vjetra me të reja, për miqësoren mes Maqedonisë dhe Spanjës. Biletat e mëparshme ishin pa numër karrigeje dhe vulë sigurie, madje u fol se ishin shpërndarë edhe në mënyrë të padrejtë. Pati zëra, se shumë bileta të hedhura në shitje, ishin të falsifikuara. Kamera e televizionit ALSAT, sot u përpoq të ndiqte situatën e këmbimit të biletave, por njerëzit akuzonin vetë FFM për rrëmujën. Disa prej tyre, të cilët kishin siguruar shumë bileta, dilnin nga sportelet të irrituar, pasi çdo njëri prej tyre, sipas vendimit më të ri, nuk mund të siguronte më shumë nga tre të tilla.

“Jo, është shumë rrëmujë, s’ka rend, është kaos. Kam 8 bileta, ndërsa ndërrojnë vetëm tre. Me 5 biletat e tjera, se çfarë do të bëj, nuk e di… Nëse do të më ndihmojë dikush që gjendet këtu, ndoshta do t’i ndërroj, nëse jo atëherë 5 bileta mundet të shkojnë kot.”- shprehet një qytetar nga Dellceva, i cili ka udhëtuar deri në Shkup, për të ndërruar biletat.

Një tjetër qytetar në moshë më të vjetër i’a arriti qëllimit për të këmbyer biletën, mirëpo shpirti i tij e din se si:“Mezi ia dola, për pak sa nuk vdiqa. Mezi sa arrita t’i ndërroj, me 100 halle… Kisha 4 bileta dhe erdha t’i ndërroj, pasi na thanë se duhet t’i ndërrojmë… Mundet, mundet, një njeri, mirëpo me dy letërnjoftime.”

“Nuk mundet t’i ndërroj, ia dhashë biletat tjetërkujt të mi ndërrojë, pasi jam i sëmurë, kam pasur hemorragji cerebrale në tru dhe jam 58 vjeçar. Një rrëmujë e tillë, nuk ka ekzistuar më parë. Gjithë kjo, është e shkaktuar nga FFM-ja dhe askush tjetër……”

“Jo, shikoni se çfarë ndodh këtu. Policia i mbron ata që i shesin biletat dhe nuk mban rendin këtu. Këta të FFM-së janë dështim total. Nuk është hera e parë ose e dytë. Bileta me emër dhe mbiemër? Në cilin vend tjetër ndodh kjo gjë? Një herë shesin biletat, pastaj të tjera, dhe në fund, bileta të treta. Unë nuk e kam të qartë se çfarë bëjnë.”- u shprehën dy qytetarë tjerë.

Ndërkohë Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale, reagoi në procedurën e FFM-së, sipas së cilës ajo bënte këmbimin e biletave. Në kumtesën e kësaj drejtorie thuhet se evidentimi i të dhënave personale nga personat fizik që këmbejnë biletat për ndeshjen është në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të të dhënave personale. Megjithatë, rrëmuja duhet të marrë fund, bashkë edhe me këmbimin e biletave, para 12 gushtit, kur do të luhet edhe miqësorja mes Maqedonisë dhe Spanjës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *