Home / Lajme / Rajon / rruga Durres-Kukes, ne shtate muaj 300 milione USD

rruga Durres-Kukes, ne shtate muaj 300 milione USD

Ne muajt maj dhe qershor, kur u inaugurua autostrada (dhe njeri tunel), qeveria shpenzoi me teper, rreth 80 milione dollare. Te tilla shpenzime nuk ishin planifikuar kur u programua buxheti 2009, por synimi per ta perfunduar rrugen para fushates kaperceu planin e punimeve me rreth 11.6 per qind. Ne keto kushte, qeveria u detyrua te merrte borxh nga banka te huaja, per te cilat aktualisht po paguajme interesa 11 per qind

Ne shtate muaj (janar-korrik), qeveria arriti te kryeje nje volum te larte pune, duke shpenzuar afersisht 590 milione dollare.
Pavaresisht renies se te ardhurave ne buxhet, ritmi i punimeve ne rrugen Durres-Kukes vijonte normalisht, madje ne dy muajt e zhvillimit te fushates jane shtuar akoma e me shume. Brenda shtate muajve te vitit 2009, rruga qe lidh pjesen qendrore me Veriun e vendit, i ka kushtuar arkes se shtetit rreth 300 milione dollare, ose gati gjysma e investimeve ne total te kryer.

Ne muajt maj dhe qershor, kur u inaugurua autostrada (dhe njeri tunel), qeveria shpenzoi me teper, rreth 80 milione dollare. Te tilla shpenzime nuk ishin planifikuar kur u programua buxheti 2009, por synimi per ta perfunduar rrugen para fushates kaperceu planin e punimeve me rreth 11.6 per qind. Ne keto kushte, qeveria u detyrua te merrte borxh nga banka te huaja, per te cilat aktualisht po paguajme interesa 11 per qind.

Ecuria e investimeve

Pavaresisht krizes ekonomike, realizimi i investimeve publike po ecen pozitivisht, madje pertej parashikimeve.
Investimet kapitale ne shtate muajt e pare te vitit jane realizuar ne masen e 106.57 per qind, ose rreth 36 milione dollare me teper se plani. Merita e ketij suksesi shkon per Durres-Kukes, e cila mori gjysmen e parave per investime, duke permbushur qellimin per t’i mbyllur punimet sa me shpejt.
Investimet me financim te huaj vazhdojne te jene problem per qeverine, pasi nuk arrijne planin e deshiruar. Pavaresisht kesaj, realizimi i projekteve paraqitet me mire se vitet e kaluara, me 83.36 per qind (kur nuk shkonin me teper se 50 per qind).

Plani

Per te gjithe vitin 2009, qeveria ka planifikuar te investoje rreth 1 miliard dollare ne projekte te ndryshme. Kur kane mbetur edhe pese muaj nga fundi i vitit, qeverise i mbeten per te shpenzuar edhe rreth 400 milione dollare te tjera. Pavaresisht kesaj, rritja e shpenzimeve per sektore te tjere, qe nuk lidhen me investimet, e detyron qeverine te nderprese prokurimet. Ky veprim i jep mundesi administrates t’i çoje deri ne fund projektet e nisura, kryesisht te medha, ndersa te tjerat do te rishikohen me buxhetin e vitit 2010.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *