Home / Sport / Rrustemaj në Blackburn

Rrustemaj në Blackburn

Blackburni e ka transferuar futbollistin kosovar, Besnik Rrustemaj. Sulmuesi 16 vjeç vjen nga klubi suedez, Malmo, ndërsa tash e tutje do të jetë pjesë e akademisë së klubit anglez. Rrustemaj ishte golashënuesi më i mirë i Malmos për grupmoshën e vet dhe shihet si njëri prej perspektivave më të mëdha të futbollit suedez.

Besnik Rrustemaj është përforcim i ri i Blackburnit. Me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme me klubin suedez Malmo, talenti i ri kosovar i ka bindur zyrtarët e Rovers që ta transferojnë atë në Angli. Duke e marrë parasysh moshën e tij të re, (Besniku është vetëm 16 vjeç), Rrustemaj do të jetë pjesë e akademisë së Blackburn.

Sulmuesi kosovar ka nënshtetësi suedeze. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Malmos për grupmoshën e vet. Përpos Rrustemajt, skuadra e menaxherit Sam Allardyce, Blackburn, ka transferuar edhe sulmuesin tjetër të Malmos, 15 vjeçarin Filip Pivkovski, po ashtu me nënshtetësi suedeze.

“Tashmë është e qartë se dy sulmuesit, Besnik Rrustemaj (1993) e Filip Pivkovski (1994), e kanë lënë Malmon dhe kanë lëvizur drejt Blackburn. Klubet kanë arritur marrëveshje dhe tash ka mbetur vetëm një detaj i vogël, derisa gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Futbollistët deri tash janë stërvitur me akademinë e Malmos dhe ndihen mjaft të përgatitur për sfidën e re. Ne urojmë që ata të përparojnë dhe të arrijnë sukses në karrierën e tyre”, shkruante në një komunikatë të Malmos, të publikuar të hënën në uebfaqen e vet zyrtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *