Home / Lajme / Maqedoni / Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Fazliu sot edhe zyrtarishtë kaluan në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Fazliu sot edhe zyrtarishtë kaluan në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

.”Bashkë me grupin e sotëm patëm një takim me komisionin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe ne I bashkohemi në tërësi dhe I qëndrojmë pas platformës së PDSH dhe gjatë periudhës së ardhshme do të pasojnë aktivitete lidhur me kalimet tjera dhe I tërë procesi mund të zgjasë një muaj e më shumë dhe afërsisht 80 përqind e anëtarësisë së DR-së do të kalojë në PDSH.Kjo parti I ka artikuluar gjatë gjithë kohës interesat e shqiptarëve dhe vazhdon të bëjë këtë”, tha Matoshi.

Urim Hasipi
Tetovë, 27 gusht-Grupi I ish funksionarëve të DR në krye me Ruzhdi Matoshin dhe Bekim Fazliu sot kanë realizuar takim me komisionin për pranim të PDSH-së dhe me kryetarin Menduh Thaçi.

Pas takimit Ruzhdi Matoshi është shprehur se partia Demokratike Shqiptare është e vetmja parti shqiptare e cila ka në platformën e saj interesin e shqiptarëve dhe çështja e shqiptarëve kohëve të fundit është në regres.

Matoshi ka thënë se brenda një muaji sa do të zgjasë I tërë procesi I rikthimit në PDSH do të ketë afër 70 deri 80 përqind rikthime të anëtarësisë së Dr në PDSH.”Bashkë me grupin e sotëm patëm një takim me komisionin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe ne I bashkohemi në tërësi dhe I qëndrojmë pas platformës së PDSH dhe gjatë periudhës së ardhshme do të pasojnë aktivitete lidhur me kalimet tjera dhe I tërë procesi mund të zgjasë një muaj e më shumë dhe afërsisht 80 përqind e anëtarësisë së DR-së do të kalojë në PDSH.Kjo parti I ka artikuluar gjatë gjithë kohës interesat e shqiptarëve dhe vazhdon të bëjë këtë”, tha Matoshi.

Në ndërkohë kryetari I komisionit për pranim të anëtarëve dhe rianëtarësim të PDSH-së Iljaz Halimi theksoi para mediave se me grupin është biseduar për sistemimin e tyre në parti, si dhe për çëshjet aktuale politike në vend, ndërsa tha Halimi në të ardhmen do të pasojnë aktivitete në drejtim të rritjes së resurseve njerëzore në PDSh.

Ndryshe, një vit më parë Ruzhdi Matoshi dhe Bekim Falziu braktisën radhët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe kaluan në partinë Demokracia e Re e cila u themelua nga Imer Selmani, mirëpo sipas prononcimeve të tyre ata nuk janë pajtuar me politikën që udhëheq lideri I Dr Imer Selmani dhe për këtë arsye kanë braktisur radhët dhe kanë kaluar në partinë e tyre të mëparshme

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *