Home / Sport / Seria A, java I – nteri nuk shkon më shumë se barazimi

Seria A, java I – nteri nuk shkon më shumë se barazimi

Roma bie në Xhenova, fiton Lacio ndaj Atalantës. Palermo mposht Napolin, Sampdoria fiton në transfertën e Katanias. Kampionët në fuqi nuk kanë bindur në ndeshjen e parë ndaj Barit në San Siro, duke barazuar me rezultatin 1-1. Bardhezinjtë fituan mbrëmë ndaj Kievos me rezultatin minimal 1-0, duke i bërë një nisje me fitore sezonit të ri.

Megjithëse e kontrolluan topin në pjesën më të madhe të lojës, zikaltrit patën vështirësi për të çarë në mbrojtjen e ngjeshur të miqve.
Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, Samuel Eto zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të me anë të një 11-metërshi. Ekipi i drejtuar nga portugëzi Hoze Mourinjo mund ta kishte mbyllur takimin vetëm pak minuta më pas, por kamerunasi Eto u tregua i pasaktë para portës, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 73-të, pas një kundërsulmi, Vitali Kutuzov mposhti portierin Hulio Sezar, duke barazpeshuar rezultatin. Barezët mund të kishin shënuar edhe golin e dytë në fund të takimit, pas një gabimi në pasim të Tiago Motës, por Emanuel Rivas nuk u tregua i saktë para portës.

Vinçenco Iakuinta shënoi me kokë golin e vetëm për Juventusin pas vetëm 11 minutash lojë, pas një krosimi nga braziliani Diego. Torinezët patën edhe raste të tjera, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë siç duhet, duke bërë që goli i Iakuintas të jetë vendimtar.
Deri në minutëne 70-të, për ekipin mik u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Erion Bogdani, por ai nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tij të shmangte humbjen në stadiumin “Olimpiko” të Torinos.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Marassi, Xhenova ka mundur Romën me rezultatin 3-2. Pas një pjese të parë pa gola, Domeniko Krishito kalon vendasit në avantazh në minutën e 49-të. Rodrigo Tadei vendos barazpeshën pas vetëm pesë minutash.
Në minutën e 65-të, kapiteni Toti kalon verdhekuqtë në epërsi, por avantazhi i miqve nuk do të zgjaste shumë, pasi vetëm pas katër minutash, mesfushori Alberto Zapater barazoi rezultatin. Shtatë minuta para përfundimit të takimit, Xhuzepe Biava shënon golin e fitores për vendasit.

Në ndeshjet e tjera, Lacio fitoi në Olimpiko ndaj Atalantës 1-0 me gol të kapitenit Roki. Fitore edhe për Palermon, që mundi 2-1 Napolin e Donadonit. Me të njëjtin rezultat Sampdoria fitoi në transfertë ndaj Katanias.

Udineze-Parma dhe Livorno-Kaljari përfunduan në barazim, respektivisht 2-2 dhe 0-0.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *