Home / Sport / SHBA, Barcelona kalon përmasat e yjeve hollivudian

SHBA, Barcelona kalon përmasat e yjeve hollivudian

Skuadrës së Barcelonës po i rezervohet një pritje madhështore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Gazetarët amerikanë shkojnë më tej, duke deklaruar se një pritje e tillë i është rezervuar vetëm presidentëve të vendit. Vetëm përballjen e kampionëve të Evropës, të fituar 2:1 përballë Los Anxhelos Galaksi e ndoqën mbi 94 mijë fansa.

Gjatë shëtitjeve në qytet, futbollistët katalanas përshëndeten nga fansa të shumtë, një gjë e pazakontë kjo për topkëmbën në Shtetet e Bashkuara. Policia ka marrë të gjitha masat për parandalimin e çdo lloj incidenti, qoftë nga tifozët apo nga ndonjë sulm terrorist.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *