Home / Sport / Shembulli Veron

Shembulli Veron

Juan Sebastian Veron është bërë shembull për futbollistët e tjerë nëpër botë. Mesfushori argjentinas i ka mbetur besnik skuadrës që e bëri të famshëm, Estudiantes, duke hequr dorë nga ofertat e majme. Ai ka pranuar t’i zvogëlohet rroga për 40 për qind, vetëm që të mbetet tek klubi argjentinas.

Nga e shtuna, Juan Sebastian Veron, është bërë pjesë e atyre futbollistëve që mund të definohen si shtyllë e një klubi. Pasi e kishte arritur triumfin historik në Coppa Libertadores, më pak se një muaj më parë, “Brujita” ka njoftuar se do të vazhdojë ta veshë fanellën e skuadrës me të cilën në vitin 1993, debutoi në futbollin profesionist. Ai e mori këtë vendim për dashurinë dhe mirënjohjen që ka për këtë klub.

Veron, i cili u zgjodh si futbollisti më i mirë i futbollit amerikano-jugor për sezonin që shkoi, ka hequr dorë nga ofertat e majme të klubeve tjera, duke e vazhduar kontratën me Estudiantes. Kjo nuk ishte e tëra. Sepse, ai pranoi që t’i shkurtohej rroga për 40 për qind, të cilat do të shkojnë në favor të investimeve të klubit në infrastrukturë dhe në sektorin e të rinjve. Tash, Veron do të paguhet më pak se 400 mijë euro në vit.

“Nuk e kam bërë këtë që të jem në sy të mirë të të tjerëve, por thjesht ishte një mënyrë për ta ndihmuar klubin dhe për ta falënderuar për gjithë atë që më ka dhënë këto vite. Ka shumë mënyra për ta demonstruar dashurinë ndaj një fanelle, kjo është mënyra ime”, ka thënë ish mesfushori i Lazios, Interit, Manchester United e Chelseas.

Pra, 34 vjeçari është bërë shembull i një futbollisti që nuk lakmon shumë për para… Veron ka njoftuar se kjo ishte kontrata e tij e fundit si futbollist, dhe se një ditë dëshiron të bëhet president i këtij klubi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *