Home / Sport / Shevçenko mbetet në radhët e Çelsit

Shevçenko mbetet në radhët e Çelsit

Andri Shevçenko do të mbetet futbollist i skuadrës së Çelsit megjithë deklarimet e fundit për një rikthim të tij në radhët e ukrainasve të Dinamos së Kievit.

Tekniku italian Karlo Ançeloti ka vendosur ta mbajë sulmuesin në radhët e skuadrës së tij të re, megjithëse sezonin e fundit te Milani më shumë preferonte ta dërgonte në tribunë.

“Shevçenko është një futbollist i Çelsit dhe do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen. Ai është në një formë të mirë, por në ekipin tonë ka shumë sulmues dhe për të do të jetë e vështirë të gjejë një vend titullari”, deklaron trajneri i londinezëve, Karlo Ançeloti.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *