Home / Sport / Shkendija fiton 4:3 miqesoren me Gramozin e Shqiperise

Shkendija fiton 4:3 miqesoren me Gramozin e Shqiperise

Shiu qe pasditen e te merkures kishte kapluar Tetoven u vazhdua me nje bresher golash ne ndeshjen miqesore ndermjet Shkendijes dhe Gramozit. Pas nje loje te bukur me shume raste per te shenuar, Shkendija shenoi fitore me rezultat 4:3.

Shkendija ka vazhduar me zhvillimin e ndeshjeve miqesore ne kuader te pergatitjeve per sezonin e ri te futbollit, duke u perbllur te merkuren ne stadiumin e qytetit ne Tetove, me Klubin Sportiv Gramozi, te cilet ne sezonin e ardheshem do te jene pjese e Super Liges Shqiptare. Ky takim cilesor dhe atraktiv u mbyll me fitore 4-3 te ekipit tetovar.

Te dyja skuadrat ndeshjen e filluan me formacionet e tyre me te mira, dhe kjo gje kontriboi qe te tregohet futboll cilesor, ku u shenuan kater gola. Figure qendrore te Shkendija ne pjesen e pare ishte sulmuesi Ersen Sali, i cili ishte autor i dy golave, ndersa miqte dy here barazuan permes ish-futbollisteve te Milanos Liridon Kukajt dhe Genc Isenit.

Pjesa e dyte solli ndryshime te shumta ne formacion, duke u dhene rast futbollisteve nga pankina e rezervisteve. Shkendija edhe ne pjesen e dyte dy here gjeti rrjeten e Gramozit. Kapiteni Buhan Emrullahi ishte i sakte nga pika e bardhe, ndersa Izair Emini shenoi golin e katert. Deri ne fund te takimit mysafiret arriten vetem te zbusin rezultatin permes Adit Shaqirit.

Perndryshe gjate gjithe takimit tifozet e pranishem ne kete perballje mbeten te kenaqur me lojen atraktive te dy skuadrave sidomos me lojen e futbollisteve vendas si Ersen Sali, Burhan Emurllahit, Izair Eminit dhe me portierin e ri Suad Zendeli i cili debutoi ne fanelen kuqezi ne pjesen e dyte te ndeshjes.
Vlen te ceket se kryesia e Shkendijes , ne stafin teknik te ekipit “kuqezi” e ka kycur edhe kapitenin e sezonit te kaluar Erhan Selimi i cili ne te ardhmen do te jete ndihmes i Qatip Osmanit.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *