Home / Sport / Shkendija ‘qerrase’ me peseshe Driten

Shkendija ‘qerrase’ me peseshe Driten

Shkendija deklasoi Driten e Bogovines, duke e mundur me rezultat te larte 5:1. Bogovinasit kaluan te paret ne epersi, vetem duke hidheruar vendasit, te cilet deri ne fund mbushen deri ne fyt rrjeten e Drites.Mysafiret luajten me nje futbollist me pak, pasi Ramadani u ndeshkua me karton te kuq.

Ndeshja e cila duhej te jete derbi i javes se trete ne Ligen e Dyte, eshte shendruar ne monolog “kuq e zi”. Shkendija edhe psene fillim e pa veten ne disavantazh, ne vazhdim konsolidoi rradhet e veta, duke i shkaktuar Drites debakel te vertete. Loja e mrekullueshme, me shume kombinime dhe fantazi, solli deri te krijimi i rasteve te shumta per gol, prej te cilave u shfrytezuan “vetem” pese. Me pak me shume seriozitet dhe fat, Shkendija shume lehte mundej te arrije te shenoj numer dyshifror te golave.
Megjithate gjerat nuk filluan aq mire per vedasit. Ish-futbollisti i Shkendijes Driton Zeadini me mjaft mjeshtri solli epersi per Driten, duke u bere futbollisti i pare qe ka mposhtur ne sezonin e ri portierin e Shkendijes Suat Zendelin.
Goli i miqeve vetem hidheroi vendasit te cilet ne vazhdim filluan te “qendisin” ne teren. Feran Asani barazoi rezultatin pas assistit te mire te Ersen Sali-t. Pak me vone vete Sali u perkujdes per permbysje te plote te rezultatit dhe Shkendija ne pushim shkoi me avantazh 2:1. Permbysja e rezultatit solli nervoze te mysafiret, si rezultat i se ciles me karton te kuq nga loja u largua nje ish tjeter i Shkendijes, Argjend Ramadani.
Ne pjesen e dyte dominim total i futbollisteve te veshur me fanella te ku
qe. Rastet e Shkendijes rradhiteshin si ne shiritin filmik, mirepo portieri Xheladini me mbrojtje te mrekullueshme ndali tentimet e Emerllahut dhe Eminit. Ne minuten e 49-te harkimi i Elmazovskit ne zone u prit per mrekulli nga Sali, i cili me gol fantastik ngriti rezultatin ne 3:1. Nuk kaluan shume minuta kur Burhan Emerllahu deperton ne mbrojtjen kundershtare, duke shenuar per 4:1 nga kendi shume i veshtire. Shkenija edhe me tej vazdhoi te dominoi dhe si rezultat i kesaj erdhi edhe goli i peste. Nje krosim i mire i drejtuar per Asanin u ndal me dore nga mbrojtesi Aliu, ndersa referi Meckarovski tregoi ne piken e bardhe. I sakte nga 11-te metra ishte kapiteni Emerllahu, duke vendosur rezultatin perfundimtar te takimit Shkendija – Drita 5:1. Deri ne fund te takimit vendasit u leshuan mesin e fushes mysafireve dhe ne kunderzbritje rezikuan disa here porten e Xheladinit. Ne fund fitore e merituar e Shkendijes te cilet kane treguar qarte se kete vit kerkojne rrikthim ne Ligen e Pare. Ne fanellen e Shkendijes ne kete takim debutoi perforcimi me i ri i Shkendijes Ardian Cuculi, i cili rikthehet ne Tetove duke treguar qe ne ndeshjen e pare se do te jete perforcim i madh.

Rezultatet e javes se III-te:

Shkendija 5:1 Drita
Cementarnica 2:0 Miravci
Bregallnica 5:0 Vllazerimi
Skopje 5:0 Ohrid 2005
Vllazini 2:1 Bellasica
Lokomotiva 1:1 Novaci
Napredoku 1:1 11 Oktomvri

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *