Home / Sport / Shkendija shkaterron 4:0 Miravcin. Emerllahu shenon hat-trick

Shkendija shkaterron 4:0 Miravcin. Emerllahu shenon hat-trick

Tre gola te Burhan Emerllahut dhe nje i Feran Hasanit ishin te mjaftueshem qe Shkendija te deklasoje Miravcin, ne kuader te javes se dyte ne Ligen e Dyte republikane te Maqedonise. “Kuq e zinjte” kishin paraqitje te shkelqyeshme,

Shkendija nga Mirvaci kthehet me tre pike te medha, pas fitores se larte me rezultat 4:0. “Kuq e zinjte” ata cka paralajmeruan para ndeshjes e realizuan ne teresi, duke mbushur deri ne fyt rrjeten e mikpritesve. Per dallim nga ndeshja e pare me Vellazerimin, ne kete perballje Shkendija tregoi paraqitje te shkelqyeshme, duke treguar kualitet te larte te lojes. Qe ne fillim te takimit ishin tetovaret ata te cilet me cdo kusht kerkonin me shpejtesi te kalojne ne epersi, por goli mungoi deri ne minutat e fundit te pjeses se pare. Zhvillohej minuta e 43-te kur Feran Hasani u ndal ne menyre te parregullt ne zonen e Miravcit, pas cka referi kryesor tregoi ne piken e bardhe. I sakte nga penaltia ishte kapiteni kuq e zi Burhan Emerllahu. Pas golit te epersise nuk vonoi shume kur Emerllahu edhe nje here tundi rrjeten e vendaseve, duke cuar Shkendijen ne pushim me dy gola epersi.
Ne pjesen e dyte vazhdoi loja e mire e mysadireve, ndersa vendasit nuk gjenin menyre per t’iu kundervene futbollisteve te disponuar te Shkendijes. Nuk kaluan 10-te minuta nga pjesa e dyte, ndersa Feran Hasani shenoi gol, duke ngritur epersine ne 3:0. Deri ne fund te ndeshjes miqte ne kete takim vazhduan me lojen e mire dhe rastet per te shenuar, mirepo realizuan vetem nje permes futbollistit me te mire te ketij takimi Burhan Emerllahut.
“Jemi te kenaqur me lojen dhe rezultatin e arritur. Per dallim nga ndeshja e pare, ne kete takim futbollistet tane treguan terre potencialin qe posedojne. Loja jone ishte shume e mire, ndersa vendasit nuk arrin te ndalnin ne asnje menyre Burhan Emerllahun i cili shenoi tre gola. Mirepo patjeter te potencoi se me pak me shume fat, shume lehte do te kishin shenuar edhe po aq gola”.- u shpreh ndihmes trajneri i Shkendijes Erhan Selimi.

Me kete fitore bindese futbollistet e Shkendijes kane vertetuar se loja e dobet ne premieren me Vellazerimin ka qene vete nje dite e keqe dhe asgje me teper.

Drita ne Bogovine me shume veshtiresi arriti te marre fitore perballe Napredokut. Vellazerimi pesoi disfate 1:2 ne fushe te vet nga Cementarnica, ndersa edhe Vllaznimi i Struges humbi ne fushe te Novacit.

Rezultatet e javes se dyte:

Miravci 0–4 Shkëndija
Drita 2–1 Napredoku
11 Oktomvri 2–0 Llokomotiva
Novaci 2004 2-1 Vllaznimi
Bellasica 1–1 Skopje
Ohri 2004 0–3 Bregallnica 2008
Vllazërimi 1–2 Cementarnica

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *