Home / Sport / Shkëndija udhëton për në Miravci

Shkëndija udhëton për në Miravci

Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e javës së II-tënë Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll. Shkëndija në teren mysafir ndaj Miravcit kërkon të vazdhojë me fitore, ndërsa të njejtën gjë synon edhe Drita e cila në fushë të vet prêt Napredokun e Kërçovës.

Shkëndija me ambicie për të marrë tre pikë të shtunën do të udhëtojë për në Miravci. “Kuq e zinjtë” pas fitores 2-0 në javën e parë kundër Vllazërimit, tani kërkojnë suksesin e rradhës, por me shpresë se do të përmirësojnë lojën e tyre. Në ndeshjen me Vëllazërimin edhe përkundër fitores, loja e Shkëndijës nuk ishte në nivel, por tani të gjithë janë të mendimit se gjërat do të shkojnë më mirë.
Vlen të ceket se Shkëndija për në Miravci do të udhëtojë me formacion të kompletuar, gjë që rrit shpresat për rezultat pozitiv.

Drita e Bogovinës pas fitores në fushë të Miravcit në kuadër të javës së parë, tani para fansave të vet prêt Napredokun e Kërçovës. Nga ky dual bogovinasit presin të dalin me rezultat të suksesshëm.

Në ndeshjet e javës së dytë takohen:

Miravci – Shkëndija
Drita – Napredoku
11 Oktomvri – Llokomotiva
Novaci 2004- Vllaznimi
Bellasica – Skopje
Ohri 2004 – Bregallnica 2008
Vllazërimi – Cementarnica

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *