Home / Sport / Shorti i Champions, përballje “ish-ësh”

Shorti i Champions, përballje “ish-ësh”

Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas shortit të tërhequr të enjten, do t’i vërë përballë miqtë e vjetër. Zlatan Ibrahimoviç, i cili këtë verë iu bashkua Barcelonës, do të luajë kundër ish-ekipit Inter, sikurse edhe Samuel Eto’o, që shkoi në drejtim të kundërt. Edhe Kaka me Real Madridin do ta ‘sulmojë’ ish-ekipin e zemrës, Milan.

Në grupin F do të luajnë që në javën e parë Barcelona dhe Interi. Zllatan Ibrahimoviç do të rikthehet në “San Siro”, stadiumin ku luajti për tre vite dhe ku fitoi tre kampionate me Interin. Rikthehet edhe kamerunasi Samuel Eto në “Kamp Nou”. Blerja e Interit gjatë kësaj merkatoje do të luajë ndaj Barcelonës që në ndeshjen e parë në grup.

E njëjta gjë edhe për brazilianin Kaka, i cili u transferua nga Milani për tek Reali i Madridit. Ai do të përballet ndaj ish-skuadrës së tij në fazën e grupeve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *