Home / Lajme / Rajon / Shqipëri:Fushata e korrjes se hashashit

Shqipëri:Fushata e korrjes se hashashit

Gjate gjetjes dhe asgjesimit policet nuk kane hasur ne rezistence nga ana e kultivuesve te bimes narkotike.

Ne disa raste bimet u gjeten te mbjella ne mesin e vreshtave dhe bimeve te tjera te frutikultures, por ne pjesen me te madhe ato ishin vendosur ne toka pa pronar per ti shpetuar pergjegjesise

Mesditen e se martes ne zonat malore te Krujes jane shfaqur shume vatra zjarri te cilat jane vene me qellim nga policet e komisariatit te Krujes. Ata prej ditesh jane angazhuar ne nje operacion te zgjeruar per gjetjen dhe asgjesimin e parcelave te mbjella me lenden narkotike kanabis sativa.
Rezultatet e diteve te para tregojne se mbi 30 mije rrenje bime narkotike jane gjetur, prere dhe me pas djegur.

Vetem ne nje dite forcat e policise asgjesuan 10 mije rrenje te mbjella ne parcela te medha ne fshatrat Curri dhe Lume te Krujes.

Policet kane lene armet duke marre sopata dhe hanxhare dhe kane nisur te presin bimet e rritura te kanabis sativa nen temperaturat e larta te gushtit dhe mes tymit te bimeve qe digjeshin.

Parcelat jane identifikuar me heret nga ana e policise me ane te helikoptereve dhe me pas eshte ndermarre operacioni ne terren.

Gjate gjetjes dhe asgjesimit policet nuk kane hasur ne rezistence nga ana e kultivuesve te bimes narkotike.

Ne disa raste bimet u gjeten te mbjella ne mesin e vreshtave dhe bimeve te tjera te frutikultures, por ne pjesen me te madhe ato ishin vendosur ne toka pa pronar per ti shpetuar pergjegjesise.

Paralelisht me asgjesimin e bimes ka nisur edhe hetimi per gjetjen e kultivuesve.

Sipas policise, nga menyra se si bima ishte kultivuar mendohet se banoret e zones duhet te kene pervoje ne kete drejtim dhe se edhe me pare ne kete zone duhet te kete patur parcela me kanabis sativa.(Top-Channel)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *