Home / Sport / Spanja fiton 3-2 me Maqedoninë

Spanja fiton 3-2 me Maqedoninë

Kombëtarja e Maqedonisë priti dje në fushën e saj për një takim miqësor kampionët e Evropës, Spanjën.Edhe pse pas pjesës së parë Maqedonia udhëhite 2:0 me golat e Pandevit, megjithatë në pjesën e dytë në shprehje erdhi kualiteti i madh i spanjolëve, te cilët për nje kohë të shkurtë shënuan tre gola.

Maqedonia është mundur nga Spanja në takimin miqësor, që u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin “Lusi i II”-të në Shkup. Ky takim që shënoi 100-vjetorin e futbollit në Maqedoni, kishte dy pjesë të ndryshme të lojës.
Maqedonasit në pjesën e parë ishin më efikas dhe shënuan dy gola nëpërmjet futbollistit të Lazios Goran Pandev. Së pari në minutën e 10-të një pasim i mirë i Naumovskit, nxori të vetmuar Pandevin, ndërsa ky nëstil të lartë kalon portierin Reina dhe shënon për epërsi 1:0. Pak më vonë i njëjti futbollist edhe njëherë tregoi klasin e tij, duke kaluar në mënyrë maestrale Pujolin dhe më pas me të majtën e tij të shënojë për 2:0.
Mirëpo në pjesën e dytë kombëtarja Spanjolle arriti të shënojë tre gola për 5 minuta. Së pari Torres në minutën e 51 shënon me kokë. Rezultatin Pique në minutën e 54 pas një topi të reflektuar nga shtylla e goditur nga Fabregas. Fitoren e Spanjë e siguroi Riera në minutën e 56 me një gol fantastik.
Edhe pse kombëtarja e Maqedonis pati raste të barazojë rezultatin nuk mundi ti konkretizojë ato.
Në këtë ndeshje nga përfaqësuesja e Maqedonisë u përshëndet Artim Shaqiri, të cilit iu bë një padrejtësi e madhe, duke mos i dhënë të luajë të paktën as 5 minuta. Arsyetimet e seleksionuesit Jonuz dhe te Federatës së Futbollit të Maqedonisë janë qesharake, ndërsa këta e panë të arsyeshme që Shaqirit vetëm ti dhurojnë dhuratë para ndeshjes, Megjithatë nëse Federata ka haruar kontributin e Shaqirit e njëjta gjë nuk mund të thuhet për publikun të cilë të ngritur në këmbë një kohë të gjatë kanë duartrokitur duke brohoritur emrin e tij.
Lëshimi i dytë i seleksionuesit Jonuz është padrejtësia që u bëhet fubollistëve shqiptar. Deri sa bojkotoi me mosftesënë përfaqësuese të gjithë ata që e meritojnë, futbollistin e vetëm të ftuar Agim Ibrahimin e mbajti në “nxemje” një kohë të gjatë duke e inkuadruar në lojë atëherë kur kishte mbetur shumë pak për tu luajtur.
Si do që të jetë analiza do të ketë më vonë, ndërsa do të mbetet të mbahet mend se Spanja fitoi Maqedoninë në takimin miqësor që shënoi 100 vjet futboll në Maqedoni.
Spanjollët fitoren në këtë sfidë miqësore ia kushtuar kapitenin të Espanjolit Jarque, i cili humbi jetën para pak ditësh .

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *