Home / Sport / Sunderlandi i Canës shënoi fitore

Sunderlandi i Canës shënoi fitore

Cana me skuadrën e tij Sunderland kanë marë fitoren e dytë në kampionat, duke e mundur para fansave të vet ekipin e Blacburnit. Edhe përkundër rekomandimeve të mjekëve që të pushojë për shkak të lëndimit të dorës, Cana u paraqit gjatë gjithë ndeshjes, duke u treguar vendimtar për skuadrën e tij. Në ndeshjet tjera fitore të larta kanë shënuar kampionët në fuqi Manchester UTD dhe Arsenal.

Skuadra e Sunderlandit shënoi fitore para adhuruesve të vet më rezultat 2:1 ndaj skuadrës së Blackburnit, në kuadër të javës së tretë të premier ligës angleze në futboll. Lorik Cana luajti në përbërjen e parë megjithëse ishte i lënduar. Ai dha kontributin e tij në fitoren e dytë në kampionat të skuadrës Sunderland. Cana luajti 90 minuta, dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme për Sunderlandin. Golat për fitoren e Sunderandit i shënoi Kenwyne Jones në minutën e 32-të dhe të 54-të, ndërsa për mysafirët autor i golit ishte Givet pikërisht në minutën e 21-të. Një fitore interesante ka shënuar Manchester Utd si mysafirë me rezultat 5:0 ndaj Wiganit. Manchester Utd si duket humbja e papritur të mërkurën që e lamë pas me rezultat 1:0 në Burnley e ka nervozuar shumë dhe gjithë mllefin e tyren e kanë zbrazur në fitoren bindëse ndaj Wiganit. Manchester City më mjaft vështirësi shënoi fitore me shifra 1:0 ndaj Wolvesit, ndërsa Hull si gjithmonë skuadër e papërshtatshme shënoi fitore të vlefshme kundër Boltonit. Birmingham-Stoke u ndanë baras, 0:0, ndërsa Arsenali shkatërroi kësaj radhe edhe skuadrën e Portsmouthit me rezultat 4:1. Arsenal po kalon formë të mirë dhe rezultatet bindëse janë dëshmia më e mirë.

Rezultatet

Arsenal -Portsmouth 4:1
Birmingham-Stoke 0:0
Hull-Bolton 1:0
Manchester City-Wolves 1:0
Sunderland- Blackburn 2:1
Wigan-Manchester Utd 0:5

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *