Home / Sport / Superkupa e Italisë, Lazio mposht Interin

Superkupa e Italisë, Lazio mposht Interin

Lazio është fituese e Superkupës së Italisë pasi në ndeshjen e zhvilluar në Pekin të shtunën, e mposhti Interin me rezultat 2:1. Vendimtar në fitoren e Biancocelesti ishin golat e Matuzalem e Rocchi, derisa goli i super Eto’o, nuk i mjaftoi kampionëve të Italisë, që megjithatë dominuan në këtë lojë.

I takon Lazios trofeu i parë sezonal në Itali: në stadiumin Olimpico të Pekinit në Kinë, ekipi Biancocelesti e ka mposhtur Interin me rezultat 2:1, duke e fituar Superkupën e Italisë, për herë të tretë në histori. Golat e Matuzalem e Rocchi, në pjesën e dytë, e zhbllokuan këtë lojë, të cilën megjithatë e kontrolloi Inter. Nerazzurrëve nuk iu mjaftoi super Eto’o, i cili përpos disa rasteve, arriti ta shënojë golin e parë me klubin e ri.

Interit nuk i mjaftoi dominimi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Sepse, Lazio befasoi duke kaluar në avantazh në minutën e 63-të. Së pari, Kolarov e ekzekutoi goditjen e lirë, topi arriti tek mesfushori Matuzalem, i cili shënoi gol me kokë me fat, pas devijimit paraprak të portierit Julio Cesar.

Pa kaluar mirë tre minuta, klubi nga kryeqyteti italian e gjeti edhe golin e dytë, i cili sikur ia shkurtoi këmbët futbollistëve kundërshtarë. Ishte sulmuesi Tomasso Rocchi, ai i cili ia siguroi rehatinë klubit të tij pasi e paraboloi portierin kundërshtar me një gjuajtje mjaft të saktë.

Pasi pësuan dy gola, kampionët e Italisë i shpeshtuan sulmet, por nuk e arritën qëllimin. Në minutën e 78-të, pas disa rasteve, Samuel Eto’os iu shpërblye mundi. Sulmuesi kamerunas, i transferuar nga Barcelona, ishte ndër më të mirët në fushë dhe shënoi një gol të shkëlqyer me të majtën, 1:2.

Nerazzurrët e barazuan rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes me anë të sulmuesit argjentinas Diego Milito, por pasi Eto’o ishte në pozitë jashtë loje, ky gol u anulua.

Pra, Lazio e nisi mbarë sezonin e ri, derisa Nerazurrët po provojnë të komponohen, pas disa arritjeve në ekip.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *