Home / Sport / Taçi i gatshëm për investime në Milanin e madh!

Taçi i gatshëm për investime në Milanin e madh!

Takimi me Berluskonin vetëm dy ditë para se të tërhiqej përfundimisht nga blerja e Bolonjës, ka luajtur një rol thelbësor në vendimin e Rezart Taçit. Sipas të përditshmes “La Stampa”, mësohet se biznesmeni shqiptar i ka kërkuar presidentit të Milanit, që të bënte pjesë edhe ai në këshillimin administrativ të klubit, duke blerë edhe një paketë të vogël aksionesh.

Pas prishjes së marrëveshjes për ta blerë skuadrën italiane, Bolognan, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, ka gjasa të mëdha që të investojë në klubin me renome botërore, Milan. Ai në një intervistë të dhënë në gazetën e njohur italiane, Corriere dello Sport, ka thënë se nuk heq dorë nga planet për të investuar në Serie A. Taçi dëshiron të takohet me pronarin e fuqishëm të Milanit, Silvio Berlusconin. “Është e vërtet se kemi biseduar një kohë të gjatë. Fakt është se interesimi i grupit tim tash ka ndryshuar. Ne po analizojmë një varg opsionesh. Sidoqoftë besojmë se do t’i bashkojmë forcat me ndonjë klub para se të fillojë kampionati italian”, tha mes të tjera Taçi. Biznesmeni shqiptar nuk e përjashtoi mundësinë edhe blerjen e aksioneve më të vogla në një skuadër të madhe. Duhet shtuar se shqiptari ka pasur raporte të mira me Milanin, pasi deri më tash ata dy herë i ka sjellë në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *