Home / Sport / Tenis: Tituj për del Potro dhe Peneta

Tenis: Tituj për del Potro dhe Peneta

Huan Martin del Potro dhe Flavija Peneta janë fitues të turneve në Uashington dhe Los Anxhelos.

Juan Martin Del Potro është bërë i pari që nga koha e Andre Agassit në vitin 1999, duke fituar njëri pas tjetrit titujt në ATP Washington. Del Potro u rikthye nga një set disavantazh për të fituar në fund ndeshjen me rezultat 2:1 në sete ndaj amerikanit Andy Roddick (3:6, 7:5, 7:6) në finalen e zhvilluar në Washington. Argjentinasi, i renditur i dyti në botë ka arritur kështu të mbrojë për të parë herë një titull (ta fitojë dy herë radhazi). “Isha shumë afër. Diferenca në pikët finale ishte shumë e ngushtë. Me sa duket vetëm njëri nga ne mund të fitojë”, ka thënë Del Potro pas ndeshjes.

Në turneun tjetër në Los Anxhelos, në konkurencën e femrave, Flavija Peneta, pa shumë vështirësi mundi tenisten nga Australia, Samanta Stosur, me rezultat 2-0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *