Home / Sport / Tërhiqet Schumacher: Nuk e zëvëndësoj dot Massa-n te Ferrari

Tërhiqet Schumacher: Nuk e zëvëndësoj dot Massa-n te Ferrari

Michael Schumacher ka hequr dorë nga rikthimi i tij në Formula 1. “Nuk jam në gjëndje të zëvendësoj Massan”, mësohet të jetë shprehur asi gjerman.

Miti gjerman, piloti i garave me makina, Michael Schumacher nuk do të ulet në sendilet e Ferrarit për të zëvëndësuar brazilianin Massa, madje as përkohësisht. Këtë e bëri të ditur vetë Schumacher ne faqen e tij zyrtare, i cituar më pas nga të gjitha agjencitë e huaja të lajmeve. Piloti gjerman shprehet se janë dhimbjet e qafës që iu shkaktuan pas rrëzimit me motorr, shkaku që nuk e lejon për të zëvëndësuar Massa-n. “Nuk mund ta zëvëndësoj Massa-n” theksoi piloti gjerman duke mohuar kështu pjesëmarrjen në garat e Cmimit të Madh të Europës për dy të diela rresht në Valencia deri në rikuperimin e brazilianit.

“Bëra të pamundurën për të patur një kthim të mundshëm të përkoshshëm , por nuk funksionoi”, u shpreh Schumacher, duke shuar shpresat e shumë fansave se ai do të garonte me një Ferrari në Formula 1. 40-vjecari gjerman e ka lënë njoftimin pikërisht në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që bën me dije se dje në mbrëmje ka njoftuar për këtë vendim Luca di Montezemolo dhe trajnerin, Stefano Domenicali. “Fatkeqësisht nuk jam në gjendje të zëvëndësoj Filipin”, shton Schumacher.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *