Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarët të shqetësuar për incidentin ne Nerez

Tetovarët të shqetësuar për incidentin ne Nerez

Është shumë e natyrshme që të jemi të shqetësuar për atë që ndodhi në Shkup sepse raste të këtilla kanë ndodhur në Tetovë në të kaluarën kur ka patur ndeshje mes ekipeve shqiptare dhe atyre maqedonase.Neglizhenca institucionale ka bërë që këto raste të përsëriten sepse shqiptarët gjithmonë kanë qenë qytetarë të rendit të dytë e tretë, duke mos gëzuar privilegjet e shtetit”, thotë Bakiu, një qytetar I pyetur për situatën e sigurisë në Tetovë.

Urim Hasipi
Tetovë, 19 gusht-Incidenti I ditës së diel në Nerez të Shkupit, kur grupi I tifozëve të ekipit Vardar “Komitët” rahën brutalisht banorët shqiptarë të kësaj lagje, me vëmendje ndiqet edhe nga opinioni në Tetovë.

Qytetarët e këtij qyteti kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me këta zhvillime duke patur parasysh se hendeku etnik që ekziston mes dy komuniteteve është I madh. Ndonëse në shikim të parë sipas tyre situata duket e qetë megjithatë ata thonë se shqetësimet ekzistojnë tek popullata vendore nga incidente.

Ata në këtë drejtim kërkojnë një angazhim më të madh të organeve policore. Qytetarët kanë vërejtje se në shumë raste policia mbron më shumë nacionalitetin maqedonas.

“Është shumë e natyrshme që të jemi të shqetësuar për atë që ndodhi në Shkup sepse raste të këtilla kanë ndodhur në Tetovë në të kaluarën kur ka patur ndeshje mes ekipeve shqiptare dhe atyre maqedonase.

Neglizhenca institucionale ka bërë që këto raste të përsëriten sepse shqiptarët gjithmonë kanë qenë qytetarë të rendit të dytë e tretë, duke mos gëzuar privilegjet e shtetit”, thotë Bakiu, një qytetar I pyetur për situatën e sigurisë në Tetovë.

Si pasojë e kësaj është anuluar edhe ndeshja futbollistike ndërmjet ekipit të Shkëndijës dhe Teteksit, I pari ekip I shqiptarëve të Tetovës, ndërsa I dyti ekip kryesisht me maqedon.Pikërisht incidenti në lagjen Nerez ka ndikuar që kjo ndeshje të mos zhvillohet sot por javën tjetër, duke druajtur nga ndonjë incident të mundshëm mes tifozëve shqiptarë dhe atyre maqedonas me përmasa etnike.

Incidentet para fillimit dhe gjatë ndeshjeve sportive janë prezente disa vite me radhë veçanërisht kur ndeshen ekipe shqiptare dhe maqedonase sic ka qenë rasti me tifozët e Teteksit Vojvodët të cilët vazhdimisht kanë demoluar vetura e prona shqiptare duke brohoritur parulla fyerëse për popullin shqiptar, si në në rastin e Nerezit edhe ata kanë kaluar me dënime shumë të lehta kurse shpesh edhe procedurat kanë përfunduar në polici pa procesuimin e tyre në gjykatë.

Ndërkohë që zëdhënësi I policisë së Tetovës Marjan Josifovski ka deklaruar për televizionin Koha se situata e sigurisë është e njejtë dhe nuk ka ndryshime në aspektin e sigurisë në Tetovë.

”Nuk janë shtuar masat e sigurisë nga ana e policisë dhe puna vijon në normalitet si edhe më parë.Poashtu, gjatë kësaj periudhe kemi edhe më pak vjedhje në krahasim me periudhën e kaluar, andaj mund të konstatoj se siguria është në nivel dhe nuk ka vend për panikë”, tha Josifovski, I pyetur nga Televizioni Koha se ngjarjet e fundit në Shkup a kanë ndikuar që të shtohen masat e sigurisë në rajonin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *