Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Një 14 vjeçar therret për vdekje ne qender te qytetit

Tetovë: Një 14 vjeçar therret për vdekje ne qender te qytetit

Ngjarjes tragjike i ka paraprirë një zënkë e para disa ditëve mes tre personave të involvuar në një mosmarrëveshje që kishte përfunduar vetëm me rrahje mes tyre. Ndërsa mbrëmë tre personat të moshës 14 dhe 15 vjeç duke lëvizur në rrugën Mareshali Tito kanë takuar Driton B, dhe pasi e kanë sulmuar me thikë një pjesën e djathtë të krahërorit janë larguar nga vendi i ngjarjes. 14 vjeçari në gjendje të rëndë është takuar nga një taksist i cili dërgohet në spital prej nga urgjentisht niset për në klinës e Shkupit, por fatkeqësisht rrugës ndërron jetë

Driton B. 14 vjeç nga Tetova mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta, është therrur për vdekje gjatë një zënke që ka ndodhur mes një grupit të rinjësh në afërsi të hotelit ‘Lirak’.

Ngjarjes tragjike i ka paraprirë një zënkë e para disa ditëve mes tre personave të involvuar në një mosmarrëveshje që kishte përfunduar vetëm me rrahje mes tyre.

Ndërsa mbrëmë tre personat të moshës 14 dhe 15 vjeç duke lëvizur në rrugën Mareshali Tito kanë takuar Driton B, dhe pasi e kanë sulmuar me thikë një pjesën e djathtë të krahërorit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

14 vjeçari në gjendje të rëndë është takuar nga një taksist i cili dërgohet në spital prej nga urgjentisht niset për në klinës e Shkupit, por fatkeqësisht rrugës ndërron jetë.

Të tre personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar nga organet e sektorit të punëve të Brendëshme të Tetovë. Zëdhënësi i policisë së Tetovës, bëri të ditur se autori i therrjes me thikë të Driton B është një 15 vjeçar i cili me thikën me të cilën e ka kryer sulmin e kishte fshehur në një shtëpi në ndërtim e sipër, ndërsa në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë kishte deklaruar se gjoja sulmin e kishte kryer për tu mbrojtur nga tashmë i ndjeri Driton B. 14 vjeç.

Behet e e ditur se sulmuesit kane patur cak shokun e viktimes e jo ate per nje mosmarrveshje paraprake per ceshtje te papastruara rinore
Sektori i punëve të brendshme po punon për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje tragjike që ka tronditur banorët e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *