Home / Sport / Van der Sar jashtë fushave për 2 muaj

Van der Sar jashtë fushave për 2 muaj

Portieri Edvin van der Sar nuk do të jetë në dispozicion të Mançester Junaited për gati dy muaj si pasojë një dëmtimi në dorë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, të cilat sqarojnë se gardiani i kampionëve të Premier Ligës është dëmtuar gjatë pritjes së penalltive në përballjen me Bajernin e Mynihut për trofeun “Audi Cup”. Skanimi i bërë në dorën e majtë të Van der Sarit zbuloi se atij i janë thyer dy eshtra.

Menjëherë portieri holandez i është nënshtruar operacionit, dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fillim të tetorit. Gjatë kësaj periudhe portën e Mançesterit do ta mbrojë Ben Foster.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *