Home / Sport / Vdekja e Harkes, mijera tifoze ne varrim

Vdekja e Harkes, mijera tifoze ne varrim

Mijera tifoze dhe qytetar te Barcelones kane percjellur per ne banesen e fundit, ish kapiteni i skuadres spanjolle Espaniol, Daniel Harke i cili nderroi jete mbremjen e te shtunes pas nje ataku kardiak.

Lajmi i hidhur i vdekjes se kapitenit Harke ne Itali, ka shtyre mbeshtetesit e tij dhe te skuadres se Espanyol te bejne homazhe prane stadiumit Cornella-El Prat ne Barcelone. Sheshi prane stadiumit ishte i mbushur me lule, fotografi te futbollistit dhe qirinj te ndezuar.

Menjehere pas kesaj tragjedie, skuadra e Espaniol eshte kthyer ne Barcelone dhe ka shkuar menjehere ne stadiumin Cornella-El Prat per t’iu bashkuar tifozeve me homazhet ndaj kapitenit Harke. 26 vjecari spanjoll i cili ne fanele kishte numrin 21 kishte patur disa shqetesime pasditen e te shtunes ne kohen kur po fliste me te fejuaren ne telefon.

Ka qene pikerisht ajo qe ka lajmeruar shoket e skuadres t’i vinin ne ndihme Harkes, por perpjekjet e tyre dhe te stafit mjekesor te skuadres per ta rikthyer ne jete nuk dhane asnje rezultat.

Tifozet ultras te kesaj skuadre kerkojne qe stadiumit te ri ti jepet emri i kapitenit Harke, nderkohe qe ata propozojne qe ne minuten e 21 te cdo ndeshje te perkujtohet ish kapiteni i tyre.

Vdekja e Harke eshte e dyta qe godet futbollin spanjoll, pas vdekjes se Antonio Puerta ne 2007. Futbollisti i Seviljas, ra ne fushe gjate ndeshjes me Getafen per shkak te nje infarkti. Perpjekjet e mjekeve nuk e menjanuan tragjedine.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *