Home / Sport / Vdes kapiteni i Epanjolit Daniel Jarque González

Vdes kapiteni i Epanjolit Daniel Jarque González

Tragjedi e madhe ne taborin e Espanjolit, te cilet kane humbur kapitenin e ekipit Jarque,pas nje sulmi kardiak. Ekipi spanjol gjendet ne pergatitje ne Itali, ku pasi qe Jarque nuk eshte paraqitur ne darken e perbashket te ekipit, shpejte eshte gjetur nga bashkelojtaret ne dhomen e tij me vetedije te humbur. Shpejte eshte transferuar ne spital,mirepo pa mundur t’i shpetoje me te keqes. Mjeket kane mundur vetem te konstatojne vdekjen.

Kapiteni i Espanjolit Daniel Jarque, ka vdekur te merkuren ne Kovercano (Itali), ku skuadra e tij eshte ne pergatitje.
Jarque duke biseduar ne telefon me te dashueren e tij, ka perjetuar sulm kardiak. Edhe pse ndihma e bashkelojtareve dhe mjekut te skuadres nuk ka vonuar, megjithate zemra e Jarques ka pushuar se punuari.

Disa minuta me vone ka arritur edhevetura e ndihmes se pare nga Firenca, kur perseri eshte tentuar qe futbollistit 26-te vjecar ti kryhet reanimacion. Megjithate edhe perkunder mundit nje oresh te mjekeve, Jarques nuk i eshte kthuer vetedija.

Kapiteni i Espanjolit ka debutuar per kete klub me 20 tetor te vitit 2002, ndersa ka arritur nga kategorite e reja te Espanjolit.
Per te dielen ishte parapare ndeshje miqesore mes Espanjolit dhe Bolonjes ne Rimini, ne kuader te pergatitjeve para fillimit te sezonit ne Primera Divizion dhe Seria A, mirepo kjo ndeshje eshte anuluar.

Vdekja e futbollistit te ri, ne moshen me te mire, rikujton shume ne futbollistin e Seviljas Antonio Puertan, i cili humbi jeten para dy viteve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *