Home / Sport / Villareal shkatërron Juven

Villareal shkatërron Juven

Dështimi i parë i madh i Juventusit nën drejtimin e Ciro Ferrarës. Testi miqësor në Salerno ndaj spanjollëve të Villarealit ka përfunduar në një zhgënjim të vertetë.

Suksesi 4-1 i “nëndetëses” i ka shokuar të gjithë. Avantazhi erdhi pas një goli të mrekullueshëm të Cazorlas në minutën e 42’.

Në pjesën e dytë shënuan blerja e re Nilmar në minutën e 52’ dhe një dopietë e Robert Piresit në minutat 78’ dhe 90’.

Golin e flamurit për bardhezinjtë e shënoi Amauri në minutën e 85’. Në radhët e Juventusit debutoi mbrojtësi Caceres.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *