Home / Sport / Xhemaijli rrezikon Botërorin

Xhemaijli rrezikon Botërorin

E ardhmja e Blerim Xhemajlit mbetet e paqartë, edhe gjashtë ditë pa përfunduar afati kalimtar i verës.Në rast se mbetet në Torino, e cila tash garon në Serie B italiane, gjasat e tij për të luajtur në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010 mund të zvogëlohen.

E ardhmja e Blerim Xhemajlit mbetet e paqartë, edhe gjashtë ditë pa përfunduar afati kalimtar i verës. Futbollisti dëshiron të luajë në Serie A dhe skuadra që e kërkon më së shumti është Palermo.

Mirëpo, në rast se mbetet në Torino, e cila tash garon në Serie B italiane, gjasat e tij për të luajtur në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010 mund të zvogëlohen. Këtë e ka deklaruar selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Shanset e Blerimit për të luajtur në Botëror reduktohen në masë të madhe, nëse ai luan në Serie B”, ka thënë për të përditshmen zvicerane Blick trajneri gjerman, i cili e ka gjetur menjëherë përgjigjen e mesfushorit shqiptar.

“Unë e kuptoj atë, por besoj se niveli i Serie B është më i mirë sesa Superliga zvicerane”, theksoi futbollisti i Torinos. Vetë futbollisti ka shtuar se ende nuk ka asgjë konkrete rreth së ardhmes së tij, edhe pse kohëve të fundit ka parë shkrime të ndryshme nëpër gazeta.

Xhemajli ka qëndruar disa ditë në Zurich të Zvicrës, ndërsa është rikthyer të hënën në mbrëmje në Torino.

Ai nuk ishte ftuar në ndeshjen e parë kampionale të Torinos, pasi që trajneri Stefano Colantuono e shihte ish futbollistin e Bolton si të pamotivuar. Përpos Palermos, 23 vjeçari mund të përfundojë në Napoli ose në Lazio.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *