Home / Sport / Zyrtare: Martins-Wolfsburgut ; Julio Cruz – Lazio ; Heinze – Marseille

Zyrtare: Martins-Wolfsburgut ; Julio Cruz – Lazio ; Heinze – Marseille

Obafemi Martins është transferuar nga Newcastle United te kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg.
Ashtu si edhe paralajmëruam, sulmuesi argjentinas Julio Cruz ka nënshkruar me skuadrën italiane Lazio.
Real Madridi ka konfirmuar në faqen zyrtare se Gabriel Heinze ka kompletuar transferimin e tij te Olympique Marseille.

Në faqen zyrtare të ekipit gjerman është konfirmuar se sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa Newcastle do të fitojë 9 milionë funte nga shitja e lojtarit.
Trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, është shprehur shumë i kënaqur me këtë transferim dhe mendon se ky është pikërisht lojtari që i nevojitet skuadrës së tij, që tashmë ka në sulm Grafiten dhe Edin Dzekon, me mundësinë për të shfrytëzuar dy ose tre sulmues në ndeshje.

Skuadra kryeqytetase ka konfirmuar se veterani argjentinas ka nënshkruar për Biancocelestët.
Në faqen zyrtare të Lazios dhe në tuttomercatoweb, shkruan se Cruz ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin nga kryeqyteti i Italisë për vlerën prej 1.6 milionë euro, dhe me mundësinë për ta vazhduar edhe një vit kontratën.

“Real Madridi dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Gabriel Ivan Heinzes te klubi francez”, shkruan në deklaratën e shkurtër të Mbretërve.
31-vjeçari dot nënshkruajë kontratë trevjeçare me Marseille, ndërsa çmimi i transferimit deri më tani mbetet i panjohur.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *