Home / Sport / Alonso i “shkel” syrin Ferrarit

Alonso i “shkel” syrin Ferrarit

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La gazzetta dello sport” piloti spanjoll i përgjigjet sfidës që Ljuis Hamilton i bëri pak ditë më parë.

Piloti britanik i Mek Larenit i lëshoi sfidën e radhës dy herë kampionit të botës, duke deklaruar se “do ishte bukur që unë dhe Alonso të diskutonim titujt në Formula 1 në dhjetë vitet e ardhshme, unë te Mek Laren dhe ai te Ferrari.”

I ftuar në një eveniment të organizuar nga njëri prej sponsorve të tij në Milano, Alonso është shprehur për “La gazzetta dello sport”: “Ky ishte një vit paksa veçantë, jo vetëm për mua, por për gjithë Formulën 1. Kush e di, ndoshta në këtë sezon të çmendur nuk do më takojë mua të festoj në Monza. Çfarë përgjigje i jap sfidës se Hamiltonit? Për mua s’ka problem, e pranoj.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *