Home / Sport / Alonso, zyrtarisht në Ferrari

Alonso, zyrtarisht në Ferrari

Fernando Alonso është zyrtarisht pilot i Ferrarit. Ekipi italian e ka bërë të ditur lajmin e angazhimit të spanjollit të Renault përmes një komunikate.

Alonso ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa vitin e ardhshëm do ta përbëjë Ferrarin së bashku me Felipe Massan e Giancarlo Fisichella, si pilot rezervë.

“Jemi mjaft të nderuar që skuadrës sonë i bashkohet një pilot fitues, i cili e ka demonstruar vlerën e tij të pashoqe, duke i fituar dy tituj të kampionit. Fernando është një personalitet i shkëlqyer dhe do të bëjmë gjithçka që t’ia vëmë në dispozicion atij dhe Felipe Massas një veturë kompakte. Jemi të bindur se kjo dyshe do të jetë më e mira në botë”, theksoi zyrtari i ekipit të Ferrarit, Stefano Domenicali.

Alonso ndihet mjaft i kënaqur që ka kaluar në skuterinë italiane, pas disa vitesh që i kaloi tek Renault. “Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që bëhem pilot i Ferrarit. Ta udhëheqësh një ekip si ky, paraqet një ëndërr për të gjithë ata që e kryejnë këtë zeje. Unë e kam fatin ta realizoj këtë ëndërr”, tha piloti spanjoll, Fernando Alonso.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *