Home / Lajme / Maqedoni / Alpinisti shqiptar ngjitet në majen Mon Blan

Alpinisti shqiptar ngjitet në majen Mon Blan

“Mon Blani është maje e cila më tepër është e frekuntuar, siguria më e madhe dhe është çelësi për t`u ngjitur në majet tjera.Normalisht se edhe sfida dhe dëshira për të qenë në këtë maje është e madhe”, thotë Ahmeti, I cili e ka pasion sportin e alpinizmit

Urim Hasipi

Tetovë, 3 gusht-Tetovari Labinot Ahmeti, përveçse është teknik I dhëmbëve ai gjatë kohës së lirë I është përkshtuar një sporti mjaft atraktiv por shumë pak të popollarizuar në Maqedoni, alpinizmit.
Është edhe kryetar I klubit të parë shqiptar dhe të vetëm të alpinistëve NUN që është formuar para një viti me seli në Tetovë.

Gjatë fundit të muajit gusht ai ka realizuar një ekspeditë në alpet franceze, konkretisht është ngjitur në majën e Mon Blanit që është 4807 metra dhe është ekspedita parë shqiptare nga Maqedonia.

Ekspeditën Labinoti thotë, se e ka realizuar nga 19 deri më 26 gusht duke përfshirë udhëtimin nga Tetova deri në Cyrih e më pas edhe në Chamonix ndërsa është shfrytëzuar shtegu I Gouter-it.“Deri te kampi I parë arrihet me tranvaj, që ka një lartësi mbidetare prej 2300 metra, kampi I dytë ka 2800, I treti 3150 dhe I katërti 3810 metra.Kampi I parë I dhe I dyti nuk shfrytëzohet përveçëse në raste urgjente nga ana e alpinistëve.

Ngjitja nga kampi I fundit është nisur në tre mëngjesit dhe në maje është arritur në ora 8 e 30, temperatura ka qenë, -10 gradi Celsius në majen Mon Blan”, sqaron Ahmeti.

Ai më tej shton se së bashku me atë kanë qenë edhe dy hollandez dhe një spanjoll Antoni Manjon I cili është njohur nga ana e dashamirëve të alpinizmit

Por pse ky adhurues I sportit I cili është edhe I rrezikshëm përzgjodhi pikërisht Mon Blan-in për t`u ngjitur.
“Mon Blani është maje e cila më tepër është e frekuntuar, siguria më e madhe dhe është çelësi për t`u ngjitur në majet tjera.Normalisht se edhe sfida dhe dëshira për të qenë në këtë maje është e madhe”, thotë Ahmeti, I cili e ka pasion sportin e alpinizmit.

”Udhëtimi është finansuar nga një kompani private tetovare ndërsa në kushte shumë të vështira ushtrimet janë zhvilluar në shpatiet e Malit Sharr dhe në Matkë të Shkupit”, tregon alpinisti tetovar, I cili ka synim të ngjitet edhe në malet e Argjentinës, malet e Kaukazit dhe maje tjera të njohura.

Edhe pse ka patur premtime si nga pushteti lokal edhe ai qendror megjithatë deri tash në drejtim të ofrimit të ndihmës nuk është bërë asgjë për këtë sportist tetovar.Ndryshe se bashku me anëtarët e klubit NUN janë zhvilluar 60 vizita të lokacioneve më strategjike në Malin Sharr.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *