Home / Sport / Altin Haxhi, në listën anti-Suedi?

Altin Haxhi, në listën anti-Suedi?

Ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren është ajo në humbjen me Rumaninë (6-1), më 21 nëntor 2007, kur trajner ishte Otto Baric

Altin Haxhi pritet të jetë emri befasues në listën e të lojtarëve të thirrur nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për ndeshjen kundër Suedisë (14 tetor).

Futbollisti 34-vjeçar nga Gjirokastra , i cili luan me Apoel në Qipro, është shqiptari i vetëm që këtë sezon luan në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Altin Haxhi është lojtari i pestë me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares : 65 të tilla, 3 gola. Ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren është ajo në humbjen me Rumaninë (6-1), më 21 nëntor 2007.

Ne fakt, Altin Haxhi u thirr nga ish-trajneri Ari Han per miqësoren me Poloninë, më 27 maj ne Reutlingen të Gjermanisë (ne vend te Ansi Agollit), por kembemajti nuk pati mundesi te shkonte.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *