Home / Sport / Ançelot çudit: Në 2015 tërhiqem nga futbolli

Ançelot çudit: Në 2015 tërhiqem nga futbolli

Edhe gjashtë vjet akoma në krye të një pankine, pastaj lamtumirë.

Në vigjilje të ndeshjes kundër Uiganit, Karlo Ançeloti bën të ditur planet e tij për të ardhmen. “Në vitin 2015 do t’i jap fund karrirës si trajner”, citon tekniku i bluve të Londrës. “Kam nisur karrierën në 1995 dhe në 2000 mendova se do t’i jepja fund. Pastaj fiksova 2005 si kufi dhe tani po ju them se në 2015 do të tërhiqem nga drejtimi i klubeve të futbollit”, tha tekniku Italian.

Megjithatë dëshira e Karletos është të drejtojë për shumë vjet Çelsin. “Shpresoj të qëndroj këtu, megjithëse nuk varet prej meje. Por ju them me siguri se pas tre muajsh këtu, dëshiroj të qëndroj për një kohë të gjatë.”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *