Home / Sport / Asgjë serioze për Uesli Shnajder

Asgjë serioze për Uesli Shnajder

Trajneri i Interit, Hoze Mourinjo mund të ketë shërbimet e fantazistit hollandez në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Mesfushori 25-vjeçar pësoi një dëmtim në kavilje në miqësoren e të shtunës midis Hollandës dhe Japonisë. Por pas analizave të para, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë.

Shnajder do t’u nënshtrohet analizave më të hollësishme në Milano, por është e sigurt që ish-fantazisti i Realit të Madridit do të jetë plotësisht i gatshëm më 16 shtator kundër Barcelonës në “San Siro”.

Hollandezi u transferua nga spanjollët e Realit për te Interi për shumën e 15 milion eurove dhe u aktivizua që në minutën e parë në derbin ndaj Milanit të fituar 4-0 nga zikaltrit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *