Home / Lajme / Rajon / Bac u kry – e shitën Kosovën

Bac u kry – e shitën Kosovën

Demonstrata e filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka mbledhur një numër jo shumë të madh të qytetarëve – ndërsa vazhdon me një marshim të demonstruesve para institucioneve të vendit, për të përfunduar më pastaj para selisë qendrore të EULEX-it.

Serbisë viza për udhëtim, Hashimit udhërrëfyes për nënshtrim”, “Bac u kry – e shitën Kosovën”, “Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK-së më 1999, zëdhënës i EULEX më 2009”, “Kosova në BE, jo nën BE”, “Jo EULEX-it”, “BAC u KRYmb”, janë vetëm disa nga parullat që janë shpalosur të hënën nga protestuesit gjatë demonstratës së organizuar nga rrjeti i 20 organizatave joqeveritare të Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e protokollit EULEX-Serbi.

Demonstrata e filluar para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ka mbledhur një numër jo shumë të madh të qytetarëve – ndërsa vazhdon me një marshim të demonstruesve para institucioneve të vendit, për të përfunduar më pastaj para selisë qendrore të EULEX-it.

Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, në fjalën e mbajtur para BKUK-së, tha se nënshkrimi i protokollit për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit në dokumentet dhe dosjet e Policisë së Kosovës, ndërsa e kundërta nuk vlen edhe për Beogradin

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *