Home / Sport / Bajramaj, kampione e Evropës

Bajramaj, kampione e Evropës

Përfaqësuesja e Gjermanisë, ku luan edhe kosovarja Fatmire Bajramaj, është shpallur Kampion i Evropës në konkurrencën e femrave, pasi të enjten në finale mposhti Anglinë me rezultat 2:6. Ndonëse Bajramaj në finale ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit, kontributi i saj ka qenë i madh në këtë sukses, të cilin e arriti Gjermania.

Përfaqësuesja e Gjermanisë në konkurrencën e femrave – ku luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Fatmire Bajramaj – është shpallur kampion i ri i Evropës në futboll.

Trofeun e më të mirit të Evropës, përfaqësuesja e Gjermanisë e ka ngritur lart të enjten në mbrëmje, pasi në finale të këtij kampionati, i cili është mbajtur në Finlandë, e ka mposhtur Kombëtaren e Anglisë me rezultat të thellë, 2:6.

Në këtë takim, Fatmire Bajramaj nuk ka luajtur shumë, pasi ajo është inkuadruar në lojë në minutën e 83-të të takimit, në vend të Garefrekes. Megjithatë, Bajramaj ka dhënë kontribut të madh në këtë sukses të Gjermanisë, sepse ka shënuar dy gola gjatë këtij evenimenti dhe sa herë që ka luajtur, ka pasur paraqitje të mira.

Nga dy gola për Gjermaninë në këtë finale i kanë shënuar Prinz (në minutën e 20 dhe 76) dhe Grings (në minutën e 62-të dhe 72-të). Kurse me nga një gol në këtë fitore të Gjermanisë kanë kontribuar Behringer (në minutën e 22-të) dhe Kulig (në minutën e 50). Ndërsa, golat për Anglinë i kanë shënuar Carney (në minutën e 24-t) dhe Smith (në minutën e 55-të).

Ky nuk është trofeu i parë për kosovaren. Bajramaj trofeun e parë e ka fituar në vitin 2006, kur me përfaqësuesen U-19 të Gjermanisë është shpallur kampione e Evropës. Një vit më vonë, ajo u shpall kampione botërore me ekipin shtetëror të femrave të Gjermanisë. Në vitin 2008, Fatmire Bajramaj ka fituar Kupën UEFA me skuadrën e saj, Duisburg. Në të njëjtin vit, ajo fitoi medaljen e bronztë në gara ekipore në Lojërat Olimpike të mbajtura në Kinë, “Pekini 2008”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *