Home / Sport / Barça e nis aty ku e la

Barça e nis aty ku e la

Katalanasit fillojnë sezonin e ri me një fitore të pastër 3-0 ndaj Sporting Gijon. Ibrahimoviç shënon në sytë e Mourinjos.

Ai la një skuadër të fotë në lojën në ajër, Interin dhe shkoi në një tjetër, mbase akoma më të fortë në këtë këndvështrim. Zllatan Ibrahimoviç më në fund është zhbllokuar, duke shënuar golin e parë me fanellën e Barcelonës. Pas një goditjeje nga këndi 5 minuta para fundit, suedezi shënoi me kokë golin e tretë për ekipi e tij të ri. Për kampionët e Europës kishin shënuar Bojan Krkiç dhe Seidu Keita në pjesën e parë.

Pra, e nisin mirë kampionët në fuqi të Primera Divizion, duke lëshuar sinjale për Realin e Madridit, i cili, me një kundërshtar pothuajs në nivelin e Sporting Gijon, ka vuajtur në ndeshjen e ditës së shtunë.

Trajneri Pep Guardiola nuk aktivizoi Mesin dhe Henrin, duke i lënë të pushojnë dhe hodhi në fushë që në minutën e parë Maksuell, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë pas një problem muskulor. Në tribunën e “Kamp Nou” ishte edhe trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, kundërshtari i Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Me siguri portugezi ka mbajtur ndonjë shënim…

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *