Home / Sport / Barcelona – Mesi, bashkë deri në 2016

Barcelona – Mesi, bashkë deri në 2016

Ylli argjentinas ka firmosur kontratën e re, e cila e mban të lidhur me klubin katalanas deri në fund të sezonit 2016.

Barça ka blinduar “xhevahirin” e saj nga sulmet e mundshme të sheikëve arabë. Klubi spanjoll ka nënshkruar një kontratë të re me sulmuesin 22-vjeçar, duke e bërë praktikisht të pamundur largimin e tij nga “Kamp Nou”.

Me firmën e hedhur në kontratën e re, Mesi do të përfitojë plot 10 milion euro në sezon, më shumë se kushdo tjetër në radhët e katalanasve. Aktualisht mes palëve ka një kontratë deri në vitin 2012 me një klauzolë që mund ta largojë sulmuesin vetëm nëse një klub paguan 250 milion euro për këmbët e tij.

Kjo është një nga kontratat më të shtrenjta në futbollin spanjoll, duke përjashtuar këtu rastin e Kaka dhe Ronaldo, për të cilët presidenti i realit të madridit, Florentino Perez ka vendosur një klauzolë marramendëse prej 1 miliard dollarësh së bashku.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *