Home / Sport / Barcelona nuk zhgënjen, 2-0 ndaj Dinamo Kiev

Barcelona nuk zhgënjen, 2-0 ndaj Dinamo Kiev

Katalanasit fituan pastër në ”Kamp Nou” me rezultatin 2-0 përballë Dinamos së Kievit, duke marrë kryesimin në grupin F.

Nuk e kanë vënë për asnjë moment në dyshim fitoren në këtë ndeshje kamionët e Europës në fuqi, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Lionel Mesi kaloi vendasit në avantazh, pasi depërtoi bukur nga e djathta dhe mposhti portierin Shovkovski me një gjuajtje të “hidhur”.

15 minuta para fundit, Pedro Rodrigez mbylli llogaritë, pas pasimit të marrë nga Zllatan Ibrahimoviç.
Pas dy ndeshjeve të para, skudra e pep Guardiolës ngjitet në krye të grupit F me katër pikë, e ndjekur nga Dinamo e Kievit me tre. Interi ka dy pikë, ndërkohë që mbyll renditjen Rubin Kazani me vetëm një pikë.

Barcelona 2 – 0 Dinamo Kiev

Barcelona: Víctor Valdés; Dani Alves, Puyol, Piqué, Abidal; Xavi, Touré (Busquets, min.68), Keita; Messi, Ibrahimovic (Jeffrén, min.85), Iniesta (Pedro, min.46). Traner: P. Guardiola

Dinamo Kiev: Shovkovskiy; Eremenko, Khacheridi, Leandro Almeida, Magrao (Betao, min.73); Yussuf (Ghioane, min.46), Vukojevic; Gusev (Ninkovic, min.86), Shevchenko, Yamolenko; Milevskiy. Trajner: V. Gazaev

Golat: 1-0, min.25: Messi. 2-0, min.76: Pedro.

Arbitër: Bjorn Kuipers (Hollandë)

Kartonë të verdhë: Magrao (min.37), Almeida (min.55).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *