Home / Sport / Bayern dhe Juve ndahen remi, Zurich befason Milanin

Bayern dhe Juve ndahen remi, Zurich befason Milanin

Ronaldo mjeshtër i golave, ndërsa Bayern-Juventus ndahen baras. Manchester United me vështirësi fitoi. Befasia e mbrëmjes vjen nga Milano, ku fitore historike shënoi skuadra kampione e Zvicrës,Zurich-u.

Kampioni i Zvicrës, Zurich ka lënë gojëhapur jo vetëm adhuruesit italian, por në përgjithësi ekspertët e futbollit. Zurich për të cilët 14 minutat e fundit të ndeshjes luajti edhe shqiptari Adrian Nikçi, shënuan fitore historike me rezultat 1:0 në përballje me Milanin në “San Siro”. Zviceranët treguan lojë të shkëlqyeshme përballë yjeve botëror siç janë Ronaldinho, Sedorf, Pato, Nesta, Pirlo etj. Në minutën e 10-të të ndeshjes, zviceranët papritur avansuan me golin e shënuar nga futbollisti Hannu Tihinen, që në fund ky gol u tregua të jetë triumfues….

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Real Madridi ka fituar bindshëm në Bernabeu kundër Marseille, duke shënuar tri herë brenda gjashtë minutash.
Njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola (58’ dhe 64’) dhe nxori një penallti të cilën e shndërroi në gol Ricardo Kaka (61’).

Sfida kryesore e xhiros së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Bayern Munichut dhe Juventusit, ka përfunduar pa gola. Bavarezët ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo nuk arritën t’i përfundonin me sukses aksionet e tyre, ndërkohë që bardhezinjtë ishin të rrezikshëm kohë pas kohë.
Në pjesën e dytë pamë një ndeshje më të balancuar, me ç’rast të dyja skuadrat zhvilluan lojë më të kujdesshme.

Takimi tjetër i grupit A, i zhvilluar ndërmjet Bordeaux dhe Maccabi Haifa, i ka takuar skuadrës vendase, e cila ka fituar me rezultat prej 1-0.

Manchester United ka shënuar fitore në Old Trafford përballë kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg, duke e mposhtur me rezultat prej 2-1.
Përballja tjetër e Grupit B, e zhvilluar ndërmjet CSKA Moskës dhe Besiktasit, ka përfunduar po ashtu me rezultat 2-1, në favor të rusëve.

Champions League – Group A
Bayern Munich 0 – 0 Juventus
Bordeaux 1 – 0 Maccabi Haifa

Champions League – Group B
CSKA Moscow 2 – 1 Besiktas
Manchester U. 2 – 1 Wolfsburg

Champions League – Group C
AC Milan 0 – 1 Zurich
Real Madrid 3 – 0 Marseille

Champions League – Group D
APOEL Nicosia 0 – 1 Chelsea
FC Porto 2 – 0 Atletico Madrid

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *