Home / Sport / Bekenbauer pranon: Gabuam me shitjen e Lusios

Bekenbauer pranon: Gabuam me shitjen e Lusios

Presidenti i Bajernit të Mynihut pranon se shitja e Lusios në merkaton e verës ishte një gabim.

“Duke parë gjendjen aktuale të mbrojtjes së Bajernit, shitja e Lusios tek Interi mund të rezultojë e gabuar. Një lojtar si ai ka qenë për shumë vite kolona e ekipit, tani na mungon”, deklaroi kajzeri.

“Tani do jetë shumë e rëndësishme që Luis Van Gal të gjejë zgjidhjen e duhur për repartin e mbrojtjes”, tha Bekenbauer në një konferencë për shtyp.

Bajerni sot luan me Borusian e Dortmundit dhe ka vetëm 5 pikë pas 4 ndeshjesh të luajtura.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *