Home / Sport / Benitez: Fernando Torrez nuk ka çmim

Benitez: Fernando Torrez nuk ka çmim

Trajneri spanjoll i Liverpulit jep vlerësimet të të mira për sulmuesin e tij, duke thënë se “El Ninjo” nuk ka çmim.

“Nuk mund të them se është më i miri – shkruhet në të përditshmen angleze “Daily Mirror” – sepse duhet të përmirësohet akoma më tepër. Por është e sigurt që në këtë moment nuk ka shumë parash që mund ta blejë.”

Rafa Benitez ka pranuar se gjatë merkatos së verës kanë ardhur shumë oferta në drejtm të klubit për spanjoll, maje edhe shifra stratosferike, por sipas trajnerit spanjoll, Torres nuk është në shitje.

Po sa mendon Rafa se vlen “xhevahiri” i tij? “Më shumë se 70 milion sterlina (rreth 77 milion euro). Thuhet se të gjithë e kanë një çmim, por kjo nuk mud të thhet në këtë rast,”- pohoi trajneri i Liverpulit.

Me këto kredenciale nesër Torresi me shokë zbret në fushën e Forentinës për ndeshje e dytë ë grupe për Ligën e Kampionëve, me qëllimin e vetëm (dhe këtu “Sun” citon Benitezin) “të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola, edhe në transfertë, sepse ka punuar fort për të arritur formën më të mirë dhe këtë do ta tregojë në ndeshjet e ardhshme.”

Pas ndeshjes kundër Fiorentinës, “The reds” presin në “Anfield” Çelsin e Karlo Açelotit. Por në fakt kjo është një histori tjetër. Më kryesorja është ajo që ka të bëjë me pronsinë e klubit anglez.

Pronarët aktualë, Xhorxh Xhillet dhe Tom Hiks, janë në kërkim të një bashkëpronari të tretë, për të mbuluar borxhet që shkojnë deri në 270 milion euro si dhe për të pasur para të mjaftueshme për ndërtimin e stadiumit të ri.

Princi saudit, Faisal bin Fahd bin Abdullah al-Saud, që ndodhej të shtunën në “Anfield Road” së bashku me Xhillet, deklaroi në gazetën arabe “Saudi Al-Riyadh” se është blerësi i 50% të aksioneve të Liverpulit, me një shifër që shkon nga 217 deri në 380 milion euro.

Por sipas “Times”, pronarët amerikanë të klubit anglez kanë mbetur të habitur nga ky lajm, pasi sipas tyre, me princin saudit janë zhvilluar vetëm takime informale.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *