Home / Sport / Bogdani: Jam i lumtur për golin

Bogdani: Jam i lumtur për golin

Sulmuesi kuqezi shënoi të dielën kundër Xhenovas, gjashtë muaj pasi kishte shënuar golin e fudit më 15 mars ndaj Lacios.

Pas paraqitjeve të mira më Kombëtaren, sulmuesi 32-vjeçar e kërkonte prej kohësh rrjetën edhe në kampionat me Kievon. Dhe goli vjen pas një fillim sezoni ku Bogdani është shfaqur gjithmonë si protagonist.

Madje në fitoren ndaj Xhenovas, shtatlarti kuqezi Bogdani fitoi edhe penalltinë që zhbllokoi rezultatin dhe kjo ishte paraqitja më e mirë gjatë dy vjetëve e gjysmë te klubi veronez, ku u transferua në janar të vitit 2007 për 3 milione euro.

“A jam i lumtur? Natyrisht që po. Gjithsesi, më duhet të them se futbolli ndonjëherë është i çuditshëm,”- deklaroi Bogdani. “Kur shënon një gol bëhësh menjëherë protagonist, kurse në rastet kur nuk gjen rrugën e rrjetës, sakrificat nuk të vlerësohen, edhe pse në fushën e lojës mund të japësh maksimumin. Pavarësisht kësaj, falenderoj trajnerin e Kievos, Di Karlo dhe stafin teknik që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Është merita e tyre që po kaloj një formë të mirë fizike”.

Vetem pak kohë më parë sulmuesi i përfaqësueses shqiptare shihej si një element i panevojshëm për Kievon. Madje u spekuluan destinacione të ndryshme, në Serine A apo edhe në kampionatin anglez, por Bogdani vendosi të mos largohej nga Verona.

“Nuk kam çfarë të them rreth kësaj teme. Unë gjithmonë mundohem të bëj sa më mirë punën time. Pastaj, golat të ndihmojnë, të rikthejnë buzëqeshjen. Por nuk duhet të harrojmë se pas meje luan një skuadër e tërë, që më ndihmon”.

“Agjërimi” përfundoi dhe tashmë Erjoni është i përqendruar në sfidën e radhës me Sienen, klub në të cilin e kujtojnë për paraqitjet e mira në fushë.

“Kam kujtime të bukura nga kjo skuadër. Gjithsesi, dua të mendoj vetëm për të tashmen dhe e tashmja ime është Kievo. Kundër Sienes do të jetë një sfidë mjaft delikate, duke qenë se është një përballje direkte mes dy skuadrave që kërkojnë mbijetesën. Jemi një skuadër e mirë, nuk u trembemi kundërshtarëve dhe fitorja me Xhenovan na ka dhënë më tepër siguri në forcat tona,”- përfundoi Erjon Bogdani.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *