Home / Sport / Brazil-Argjentinë, përballje gjigantësh

Brazil-Argjentinë, përballje gjigantësh

Rritet ankthi duke pritur sfidën që zhvillohet natën e sotme (02:30 me orën tonë).

Përtej rivalitetit historik, përtej sfidës për të siguruar sa më parë kualifikimin për në Botërorin e 2010, duket se nervat s’do të mungojnë në këtë përballje të dy ekipeve më të mirë jo vetëm të kontinentit amerikano-latin, por edhe në botë.

Argjentina – Maradona mendon të luajë me modulin 4-4-2 ku në sulm krahas Mesit do të jetë sulmuesi i Mançester Sitit, Karlos Tevez. Lënë në harresë Samuel e Burdiso, pritet që në dyshen mbrojtëse të luajë dyshja e Velez Sarsfield Dominguez e Otamendi, që megjithë paraqitjen e mirë në kampionatin argjentinas, janë pa përvojë për një përballje të tillë. Në mesfushë qendrën do ta formojnë Maskerano me Veron, ndërsa nga krahët do luajnë Rodriguez dhe Datolo.

Brazil — Megjithëse u mendua që në të majtë të mbrojtjes të luante Dani Alvesh për të ngacmuar Mesin, Dunga vendosi që André Santos të luajë në atë pozicion. I vetmi dyshi9m për dungën mbetet sulmi, ku pas paraqitjeve të mira të Adrianos në kampionatin brazilian, trajneri i samtës mund të mendojë një vend për të në trion sulmuese.

Formacionet e mundshme:
Argjentina (4-4-2) : Andujar; Zanetti, Dominguez, Otamendi, Heinze; Maxi Rodriguez, Mascherano, Veron, Datolo; Tevez, Messi.
Brazili (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Luisao, André Santos; Ramires, Felipe Melo, Gilberto Silva; Kakà; Luis Fabiano, Robinho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *