Home / Sport / “Brazili 2”, fitore dhe argëtim

“Brazili 2”, fitore dhe argëtim

Spektakël dhe emocione ka dhuruar sfida e djeshme midis Kilit dhe Brazilit në orët e para të ditës së sotme. Ekipi i Dungës fiton ndeshjen e radhës 4-2, pavarësisht kualifikimit.

Skuadra e “Seleçaos” vinte në këtë ndeshje me ekipin e dytë, pas mungesave të Kaka, Luis Fabiano, Lusio dhe Ramirez.

Brazilianët kanë vuajtur paksa vetëm në 15 minutat e para të ndeshjes, derisa filloi “Nilmar shou”. Sulmuesi i Vijarealit shënoi golin e parë pas 32 minutash lojë, duke dhënë shenjat e para të një super forme të tij.

Nilmar realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, në minutat 74’ dhe 76’, duke vulosur paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje. Huljo Baptista shënoi golin tjetër për të besuarit e trajnerit Dunga katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Për vendasit realizoi një dygolësh Suazo në fund të pjesës së parë dhe në fillim të së dytës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *