Home / Sport / Cana mund të bëhet hero

Cana mund të bëhet hero

Trajenri i Sunderlandit, Steve Bruce ka vlerësuar paraqitjet e Canës tejet pozitive, duke theksuar se stili sakrifikues i lojës së tij, mund ta shëndrojë shqiptarin në një hero të “Maceve të zeza”.

Menaxheri i Sunderland, Steve Bruce, është i kënaqur me kontributin që po e jep Lorik Cana. Bruce theksoi se të gjithë i kanë treguar mesfushorit shqiptar se sa i vështirë është futbolli anglez, por që Cana i di gjërat se si duhet vepruar.

“Mendoj se ai mund të bëhet hero këtu, sepse fansat këtu kanë dëshirë të shohin futbollistë që japin gjithçka nga vetja. Ne të gjithë dëshirojmë ta shohim atë duke luajtur sa më shumë, ai ka marrë vetëm tre kartonë të verdhë deri tash në pesë ndeshje”, u shpreh trajneri anglez për uebfaqen tribalfootball.com.

Nga 4 ndeshjet e zhvilluara, pa e numëruar këtë të fundit, Cana tri herë ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i Sunderland nga fansat e “Maceve të Zeza”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *