Home / Sport / Cana: Nuk më larguan me forcë nga Marseja

Cana: Nuk më larguan me forcë nga Marseja

Mesfushori i kombëtares shqiptare është rikthyer në Marsejë, para se t’i bashkohej mbrëmë ekipit kombëtar në Durrës për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Këtë herë 26-vjeçari nuk ka shkuar për të luajtur, por për të ndjekur në rolin e tifozit derbin kundër Bordosë, ndeshje në të cilën ish-skuadra e tij barazoi pa gola.

Mesfushori kuqezi u ndje mjaft i emocionuar ne stadiumin “Velodrom” dhe pohon se ndien nostalgji për Olimpikun e Marsejës.

Megjithatë, 26-vjeçari theksoi se vendimin per t’u larguar nga klubi e kishte marrë vetë dhe askush nuk e largoi.

Ai foli edhe per eksperiencën në Premier Ligë, ku gjatë javëve të para është konfirmuar si një prej pikave më të forta të Sandërlendit.

“Jam shumë i lumtur. Kisha mundësi të luaja me klubet angleze ne Ligën e Kampionëve, por të jesh pjesë e këtij kampionati është diçka speciale. Te Sandërlandi, i cili është ekip i mesit të tabelës, punohet shumë mirë dhe organizimi është i shkëlqyer”,- deklaroi Cana.

Pas katër viteve të kaluara me Marsejën, per të kishte ardhur koha të provonte një aventurë tjetër: “Nuk mund ta dish kurrë se kur është koha e duhur për t’u larguar. Sandërlendi u prezantua si kandidati më serioz gjatë merkatos. Personalisht po mendoja të transferohesha në Gjermani, por klubi i interesuar (Hamburg) nuk u shfaq në momentin e fundit”.

Cana tregon se në vendimin per t’u larguar nuk ndikoi klubi që u shpall nënkampion i Francës, madje edhe se nuk ka hasur asnjë pengesë prej marsejezëve. “Kisha biseduar me drejtuesit e klubit para fillimit të sezonit. Gjërat ishin të qarta: nëse do të dëshiroja të largohesha, klubi nuk do më pengonte. Më pas ne e morëm vendimin së bashku dhe kjo ishte diçka mjaft pozitive. Gjithsesi, unë mbetem tifozi i parë i Olimpikut në Angli”,- theksoi Lorik Cana.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *