Home / Sport / David Silva, mesazhe “dashurie” Mançester Utd.

David Silva, mesazhe “dashurie” Mançester Utd.

Mesfushori i kombëtaes spanjolle hedh lëshon të mira në drejtim të kampionëve të Premier Ligës.

“Për çdo futbollist është një nder i madh që një klub prestigjoz si Mançesteri interesohet për të. Personalisht më bëhet shumë qejfi kur mendoj se skuadra angleze më ndjek.”

Këto janë fjalët e lojtarit të Valencias dhe të skuadrës përfaqësuese të Spanjës. Gjatë merkatos së verës, për Silvën u interesua edhe Reali i Madridit, Barcelona dhe Liverpuli dhe pëlqehej gjithashtu edhe nga Juventusi.

“Unë jam një lojtar i Valencias dhe ëndërroj të fitoj Primera Divizionin me këtë skuadër. Megjithatë, në të ardhmen gjithçka është e mundur – tha David Silva -. Më parë klubi im u tha “jo” të gjitha ofertave për mua dhe jam i lumtur për këtë. Por Premier Liga është një kampionat i madh dhe është e vështirë t’i rezistosh dëshirës për të luajtur aty.”

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *