Home / Sport / Dëmtohet Ibra, dy javë jashtë fushe

Dëmtohet Ibra, dy javë jashtë fushe

Sulmuesi suedez pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë ndeshjes së djeshme të fituar nga katalanasit 4-1 ndaj Racing Santander.

Ish-lojtari i Interit do t’u nënshtrohet analizave në të detajuara ditët e ardhshme, për të saktësuar plotësisht shkallën e dëmtimit dhe kohën e nevojshme për t’u riaftësuar.

Ibrahimoviç, që u dëmtua që në fillim të pjesës së dytë, vazhdoi të luajë, por në minutën e 53-të, Guardiola u detyrua ta zëvendësojë.

27-vjeçari po ndiqte dopin në dyluftim me qendërmbrojtësin brazilian të Santanderit, Henrike, në mometin që përtheu kaviljen e djathtë.

Por pavarësisht kësaj, suedezi, i cili në 45 minutat e para ishte autori i një goli dhe i asistit për një tjetër gol, nuk pranoi të lërë fushën. Kjo ndodhi në minutën e 53-të, kur trajneri i katalanas e zëvendësoi.

Sipas hamendësimeve të para, Ibra duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth dy javë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *